Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan gjithmonë ka patur nxënës e mësimdhënës të dalluar, mirëpo në mbrëmjen “Me më të dalluarit e vitit”, të organizuar nga Komuna e Gjilanit, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë Rini e Sporte morën shumë çmime, që gjithkush do t’u kishte lakmi.
Kështu nxënësi i klasës së dhjetë, Nart Klaiqi, karateist e futbollist i gjeneratave të reja të FC Drita është zgjedhur ndër shpresat e sportit në Gjilan.
Selami Haziri, profesor i Kulturës Fizike dhe Sportit, për sukseset që ka arritur me nxënësit në garat komunale, rajonale dhe republikane është zgjedhur pedagogu më i mirë sportiv për Shkollat e Mesme të larta.
Kaula Haziri, nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë, kampione e Kosovës në Bouling është përzgjedhur në mesin e sportisteve më të mira në komunën e Gjilanit.
Lina Rexhepi nxënëse e klasës së dymbëdhjetë, volejbolliste e KV Drita është shpresa e këtij ekipi dhe e kombëtares së Kosovës në volejboll edhe kjo u zgjodh ndër më të mirat e vitit.
Ema Maliqi, nxënëse e klasës së dhjetë, futbolliste e dalluar e Kombëtares së Kosovës, është shpresë e futbollit kosovar për femra, nga e cila pritet të bëhet futbolliste e dalluar jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Ndër më të mirët u zgjodh edhe mësimidhënësi me përvojë mbi 30-vjecare në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, Enver Sadiku, i cili u zgjodh Gazetari më i dalluar sportive gjatë vitit 2025 në komunën e Gjilanit.





