SPORTI

Të shtunën gjimnastet më të mira në Kosovë zbarkojnë në Viti

Këtë të shtunë, më 25 mars 2023 në Viti do të zbarkojë Federata e Gjimnastikës së Kosovës, ku në kuadër të Manifestimit “Flakadani i Karadakut”, që i përkushtohet komandantit Nijazi Azemi, do të mbahet një garë e madahe e Gjimnastikës. Kjo garë do të nbahet nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sporte të Komunës së Vitisë në bashkëpunim me Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”, i cili udhëhiqet nga punëtori i madh sportiv, pedagogu e trajneri Hazir Alidema.

Siç ka theksuar Hazir Alidema, në këtë garë të madhe do të marrin pjesë klubet më të mëdha në Kosovë të Gjimnastikës si KGj “Fushë Kosova” – Fushë Kosovë, KGj “Vllaznia” – Shkodër,  KGJ “Halil Alidema” Viti,  KGj “Elita ” – Prishtinë, KGJ “Lipjani ” –Lipjan, KGj “Kullina” – Prishtinë, KGj “Ferizaji” – Ferizaj,  KGj “Omni Sport” – Prishtinë, KGj “Halil Alidema” – Gjilani.

Publiku i Vitisë e më gjerë do të ketë mundësi të shohë një performancë të gjimnastëve për herë të parë pas luftës në një ngjarje sportive, e cila do të nderojë Manifestimin Shumëkulturor “Flakadani i Karadakut” e me këtë do të nderojë edhe jetën dhe veprën e komandantit Nijazi Azemi./kryelajmi.com/.

You Might Also Like