SPORTI

Ismajli: Kërkuam nga Kuvendi që në bashkëpunim me DKRS-në, të formojë një komision për ndarjen e 100 mijë eurove për përkrahjen e klubeve

Në Kuvendin Komunal, para përfaqësuesve të qytetarëve, si ekzekutiv, paraqitem kërkesën e klubeve sportive për subvencionim, kërkesë e cila është propozuar në seancën e fundit edhe nga asambleisti, z. Fehmi Sylejmani (VV). Me këtë, kërkuam nga Kuvendi që në bashkëpunim me DKRS-në, të formojë një komision për ndarjen e 100 mijë eurove për përkrahjen e këtyre klubeve. Falënderojë përzemërisht anëtarët e Kuvendit Komunal për përkrahjen unanime të kësaj nisme për t’i dalë në mbështetje klubeve tona sportive, klube të cilat e identifikojnë Gjilanin si kryeqytet të sportit dhe kulturës. Bashkë, për të mirën e kryeqytetit të sportit, Gjilanit tonë!

 

You Might Also Like