Shkruan: FESTIM SHKODRA , koordinator i OMGJ 2023
OLIMPIADA XV MATEMATIKE E GJILANIT – OMGJ 2023
Më 19 nëntor 2022, me fillim në ora 10:00 do të mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023, për nxënësit e klasave të IX të SHMU si dhe nxënësit e klasave X, XI e XII të SHML. Kjo olimpiadë do të mbahet në Gjimnazin Natyror ,,Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe përkujdesjen e DKA-së në Gjilan.
Më 19 nëntor 2022, me fillim në ora 10:00 do të mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023, për nxënësit e klasave të IX të SHMU si dhe nxënësit e klasave X, XI e XII të SHML. Kjo olimpiadë do të mbahet në Gjimnazin Natyror ,,Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe përkujdesjen e DKA-së në Gjilan. Në ora 10:00 fillon sistemimi i garuesve dhe do të mbahet një fjalë rasti para tyre dhe mysafirëve të pranishëm.
OMGJ 2023 mbahet njëkohësisht me Olimpiadat e XV Matematike Komunale që mbahen në tërë Kosovën, më 19 nëntor 2022. Pra kjo ditë, do të jetë festë e matematikës në tërë Kosovën. Testi i olimpiadave komunale pra mbahet njëkohësisht në tërë Kosovën, në orarin 11:00-13:00. Testet e këtyre olimpiadave janë përgatitë nga ShMK dhe janë të njëjta në tërë Kosovën, varësisht nga klasa. Nga OMGJ 2023 do të përzgjedhet ekipi përfaqësues i Komunës së Gjilanit që do të marrë pjesë në Olimpiadën XV Matematike të Kosovës – OMK 2023. Në ekip do të marrin pjesë fituesit e tre vendeve të para në OMGJ 2023, nga secila klasë.
Olimpiada XV Matematike e Kosovës – OMK 2023, për nxënësit e klasave IX, X, XI e XII do të mbahet më 3.12.2022, në ora 10:00, në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë. Testet e OMK-së do të bazohen në standardin e arritshmërisë së gjimnazit, drejtimi shkencor, të klasës përkatëse si dhe në testet e ngjashme të Olimpiadave Ndërkombëtare të Matematikës.
Në webfaqen e ShMK-së: http://kms-ks.org/omk mund të shkarkohen materiale dhe mund të gjenden vegëza interneti për përgatitje të garuesve.
Nga OMK 2023 përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e LXIV Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023, e cila do të mbahet në Chiba, në Japoni më 02-13.07. 2023, ku Kosova merr pjesë për herë të trembëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.
Nga OMK 2023 përzgjedhet edhe ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e XII Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2023, e cila do të mbahet në qytetin Portorož, në Slloveni më 13-19.04.2023. Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjedhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e IV Matematike Kosovë – Shqipëri (KAMO 2023), e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2023.
Për teste përzgjedhëse garuesit do të njoftohen pasi të publikohen rezultatet përfumdimtare të OMK 2023.
Suksese të gjithë garuesve!