ARSIMI

Ka ndërruar jetë mësuesi Ismet Zylfiu

Lutfi Haziri, ish-kryetar i Gjilanit në një postim të tij në facebook ka shkruar se ka ndërruar jetë Ismet Zylfiu.

“Na paska lënë veterani i arsimit e aktivisti i LDK-së në Gjilan që prej themelimit, Ismet Zylfiu. Do ta kujtojmë përjetë për kontributin e jashtëzakonshëm në arsim, pasi edukoi shumë gjenerata, të cilët sot janë profesionistë të fushave. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Zylfiu, kolegëve, miqve e farefisit. Lamtumirë, miku im!”, ka shkruar Haziri.

‘Në emër të lagjes “Kodra e Dëshmorëve” ju njoftoj se ka ndërruar jetë, fqinji ynë, aktivisti i dalluar i tri dekadave të fundit, mësimdhënësi i shumë gjeneratave në SHFMU “Abaz Ajeti” miku im Ismet Zylfiu.
Ai ishte një bashkëshort i mirë, një baba i përkushtur, një mësimdhënës i dalluar, një aktivist i besueshëm dhe i zoti, andaj si të tillë do të mbajmë në mend të gjithë kolegët që patëm fatin të bashkëpunojmë me Ismetin.

Prehu në paqe miku Ismet Zylfiu. Ngushëllime familjes Zylfiu’, ka shkruar Avdyl Jerliu, fqinj i tij.

You Might Also Like