Oltion Bilalli, sulmuersi i krahut i SC Gjilani i ka bërë një vizitë shokëve të tij të klubit, të cilët po përgatitem në qytetin Bansko të Bullgarisë.
Bilalli, i cili pati një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Malishevës në kampionatin e kaluar, për disa ditë kishte qëndruar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe fatmirësisht gjendja shëndetësore e tij u përmirësua dhe tashti me padurim pritet rikthimi i tij në fushat e blerta.
Ai tashti i ka bërë një vizitë motivuese bashkëlojtarëve të tij, të cilët me të madhe po përgatitin për kampionatin që është në prag e në të cilin Gjilani që në ndeshjen e parë do të përballet me Ballkanin e Suharekës. /kryelajmi.com/.