Futboll

Drita gjunjëzon kampionin

 

Drita ka fituar kryendeshjen e xhiros së katërt në ballafaqim me kampionin në fuqi Feroniklin nga Drenasi. Vendasit gjatë tërë ndeshjes ishin më të mirë dhe në fund me plot meritë ngadhënjyen me rezultat të ngushtë 1:0.

Mysafirët rastin më të mirë në pjesën e parë e patën nëpërmjet brazilianit Carioca, i cili  për pak gjuajti jashtë pingules së djathtë.

Goli i parë dhe i vetmi i ndeshjes ka ardhur në minutën e tretë shtesë të pjesëlojës së parë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Bunjamin Shabani gjuajti bukur dhe qëlloi tërthorësen, kurse portieri mysafir që ishte hedhur për të pritur topin kishte lënë portën e zbraztë, ndërkohë që në topin e dëbuar nga tërthorësja ka vrapuar Hamdi Namani që me kokë ka futur topin në rrjetë për rezultatin 1:0.

Në pjesëlojën e dytë mysafirët u hapën, por Drita shumë bukur e ka menaxhuar lojën, duke patur pasime shumë të mira, mesfushë dhe mbrojtje të sigurt, kurse sulmuesit nëpërmjet kunëdrzbritjeve u shkaktonin telashe mbrojtësve mysafirë, andaj ndeshja përfundoi me rezultat 1:0.

 Drita: Tofiloski, Gërbeshi, Cuculi, Leci, Limani, B.Shabani Namani, Emini, B.Shabani, Xh.Shabani, Haxhimusa.  Kryetrajner: Ardian Nuhiu.

Feronikeli: Troshupa, Lladrovci, Prekazi, Islami, Thaqi, Dabiqaj, Bojku, Fazliu, Da Silva, Hoti, Rexha.  Kryetrajner: Dejan Vukiçeviq

You Might Also Like