Thonë, jeta shkruan romane. Ajo s’ndalet e shkruan, por edhe lë gjurmë kohe. Pse jo? Secili njeri i ka “hallet” e veta të jetës. Këto halle janë sfida të njeriut. Njeriu punon për të jetuar e vepruar. Vetëm me punë, njeriu e lartëson vetën. E bën të dalluar nga të tjerët.
Edhe Osman Behluli, sapo ka hyrë në 68-ta. Jeton në Gjilan. Ai po e jeton jetën duke shkruar proza të gjata e vepra publicistike. Ndonëse është me profesion biolog, ai me kohë ka hyrë në botën e artit e shkrimit. Artin letrar e publicistik e ka pasion përzemër. Shih për këtë, ai ka filluar të shkruajë qysh nga vitet 1969. Ndërsa, botimin e veprave letrare e publicistike e ka filluar nga viti 2012. Jo vetëm kaq.
Osman Behluli – Ilinca është i lindur më 1948 në fshatin Ilincë, komuna e Preshevës. Në këtë vend ka krye shkollimin fillor, ndërsa shkollimin e mesëm – Gjimnazin, e ka mbaruar në Preshevë. Pas shkollës së mesme, është regjistruar në Akademinë Ushtarake Tokësore në Beograd. Nga kjo Akademi shpejt është tërhequr, sepse, me kohë kishte vërejtur e përgjuar “gjendjen” se aty s’kishte përspektivë për atë. Pas kësaj, Osman Behluli kthehet dhe regjistrohet në Akademinë Pedagogjike – grupi Biologji – Kimi në Shkup, të cilat studime i kryen me sukses. Ai si e mori diplomën e arsimtarit të biologjisë, i kthehet jetës arsimore me ditar në dorë. Por, jo! Jeta e akcilit njeri i ka sfida. Ato vjijnë e shkojnë.
Kështu, pas demostratave të vitit 1981, ate e përjashtojnë nga puna. I thonë se nuk ka të drejtë të punojë askund në arsim. Osman Behluli erdhi nga Ilinca për të punuar në Gjilan. Vëllaun i tij, Nijazi Behluli, arsimtar i matematikës, ka qenë zë i madh e i shpeshtë i protestave të asaj kohe. Mu përshkak të vëllaut tij, se ishte një rebelues i kohës, Osman Behlulin e pëson dhe e largojnë nga puna. Ate (vëllaun) ia ftonin shpresh në biseda organet e brendshme serbe. E ftonin dhe e kërcnonin.
Osman Behuli, pos tjerash, ka shtuar: “Një ditë i thash vëllaut të ikë prej këtuhit. Shko në botën e jashme. Larg e më larg. Vëllau iku nga Gjilani e shkoi në Ferizaj. Këtu filloi të punojë si arsimtar i matematikës. Më vonë, ate e shohin duke punuar në Shkup. Në vitin 1981, brenda një jave te dy na kanë larguar nga puna. Unë qëndrova një muaj i mbyllur në shtëpi. Por, edhe një muaj e kam vuajtur burgun në Mitrovicë. Deri në mbarim të luftës nuk kam pasur të drejtë të punoj në asnjë vend me ditar nëpër shkolla. Në këtë kohë kam punuar punë të lloj-llojshme. Kam punuar si murator, kam lyer shtëpia e lloj lloj pune vetëm për ta mbajtur familjen me pak bukë. Kam instaluar ujin, rrymën e punë të tjera. Me një fjalë, u bëra punëtor univerzal.
Pasi përfundoi lufta e fundit 1999, në shkollën fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, është shpallur një konkurs për biologji. Konkurova. Më shkonte mendja se do t’më pranojnë. Por, jo. Se për këtë vend pune ishte pranuar një kandidate me fakultet. E ajo ishte Burbuqe Husaj – Kadriu nga Peja,por e martuar në Gjilan. Por, çka ngjau?
Dihet: Sadik Nuhiu, zv. drejtor i shkollës, e informon Burbuqe Husajn – Kadriu se është pranuar të punojë. Ajo vjen dhe Sadiku ia rëfen “ngjarjen” se në këtë vend pune ka konkuruar edhe një kandidat që ka gjendjen jo të mirë familjare. I thotë se i ka katër fëmijë dhe asgjë tjetër. Ajo (Burbuqja), kur e dëgjon këtë rast, i kishte thënë Sadikut, nëse më dëgjon burri, unë nuk do t’ia
zë vendin e punës. Burbuqe Husaj, pa një, pa dy, Osman Behlulit i kishte thënë: “Urime vendi i punës. Po ta liroj ty pa asnjë fjalë tjetër”! Osman Behluli tha se më erdhi fort mirë dhe u befasova. “Ajo ishte grua humaniste e madhe. Zoti i ndihmoftë. Ma siguroi kafshatën e bukës për fëmijë. E vazhdova punën. Nga ky rast human, që tregoi Burbuqe Husaj, unë fillova të shkruaj vepra. Ky ras më nxiti të bëj vepra. E fillova ta rrëfej jetën time. Për këtë “ngjarje” humane shkrova edhe veprën e parë “Qiriu në erë”. Këtu e rrëfeva humanizmin e pashoq të Burbuqe Husajt, nga Peja. Ajo, për mua është “personazh” që kurrë s’më hiqet nga mendja. E kam rrëfyer edhe në veprat tjera të mia”. Gjer më tani, Osman Behluli, arsimtar e autori e mik i madh i librit, ka shkruarj shtatë vepra letrare e publicistike. Në veprën e para fundit, që ka titullin “Miqtë e Ramës”, ai flet për pesonazhin Rama, i cili në jetë kshte pasur shumë shokë dhe, në fund, ai maltretohet nga miqtë, të cilët, ia dhunojnë vjazën me pesë fëmijë. Këtu ka edhe ngjarje të tjera të dhimbshme, por ka edhe mesazhe të forta që rrëfehen nga autori me një artikulim publicistik e letrar.
Vepra e fundit e tij është “Nënat me jetima”, e botuar 2015. Këtu autori fllet për nënat që jetojnë me jetima. Pra, në këtë roman, autori shkruan për sakrificën, mundimin, dashurinë dhe përipetitë e nënave tona shqiptare. Bie fjala, shkruan për fatin e fëmijëve jetimë, të cilët e jetojnë jetën më së rëndi. Kjo temë përherë e ka prekur dhe ka dashur ta qes në letër për t’u lexuar nga masa. Më duket, kur i ka “prekur” këto raste të ndjeshme, autori e ka ndjerë veten shpirtërisht pak më të lirë, sepse, libri e rrëfen të vërtetën e hidhur dhe ajo e hidhur reflekton tek secili për një ndërgjegjësim me këto qenie njerëzore të lëna pas dore.
Autori. O. Behluli ka shkruar edhe për nënën e personazhit në fjalë, Burbuqes, por ka shkruar edhe për nënën e vet. Këtu në romanin e fundit i ka nja dhjetë nëna, të cilat i rrisin fëmijët jetima. Tri nënat janë motra, por në luftë iu vriten burrat. Nëna më e madhe e ka pasur një vajzë. S’ka pasur ku të jetojë, por është dashur të martohet. Tani autori i veprës i ka tri nëna të vërteta, nga Podujeva. Po ashtu e ka një nanë nga Presheva, ku djalin ia kanë vra. Nënën e fundit, autori e ka nënën e Burbuqes. Kjo nënë e fundit, kishte shtuar këto fjalë. “Unë nuk ia marri vendin e punës, se mos po mi gjanë fëmijët diçka!”.
Pos kësaj, autori në romanin e fundit flet për jetën e njerëzve në burg, i cili ka jetuar me minj. Ata, sipas tij, minjtë e kanë shoqëruar gjatë jetës në vetmi. Bile thotë në vepër se ka jetuar edhe me miza. Ja si shton: “Sa isha në burg, kur i binte rrezja e diellit, aty qitja ujë qaji, mizat afroheshin dhe pinin”. Ky ishte një shoqërimi i njeriut në burg me ngjallesat tjera. Pra, autori i veprave ka përshkruar edhe këto detaje, të cilat kanë dalë rrëfime fort interesante e janë pritur me interesim nga lexuesit.
Osman Behluli, deri më tash, ka shkruar vepra letrare e publicistike, si janë: “Qiriu në erë” (2012), “Të pandershmit” roman, (2013),, “Arkivoli prej llamarine” (roman), (2013), “Vrasje pa nevojë” roman i botuar në vitin (2014), “Rrëfime dhunë e krenari” përmbledhje me trgime, botuar në vitin (2-14), “Miqtë e Ramës” roman, botuar në vitin (2015) dhe vepra e tij e fundit “Nëna me jetima”, roman, botuar në vitin (2015).Tefik Selimi