ARSIMI

Osman Ramushi erdhi nga Turqia për ta vizituar vendlindjen dhe shkollën ku punoi

Para pak kohe, Osman Ramushi (1943), profesor nga fshati Llashticë, erdhi nga Turqia për ta vizituar vendlindjen dhe shkollën (Gjimnazin e Gjilanit) ku punoi gjer në vitet 1960. Ardhja e tij, pas 48 vjetësh në Kosovë (Gjilan), ishte për te një lloj Rilindje e madhe e vendit dhe e popullit të kësaj ane. Pse jo?

Atë ditë kur u gjend profesori Osman Ramushi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, drejtoria e kësaj vatre të arsimit, në krye me Sami Hoxhës, drejtor, i bëri pritje të veçantë dhe mahnistëse ish-profesorit të hershëm të kësaj vatre të dijes. Pse jo? Osman Ramushi, profesor, ishte ardhur si mysafir i kësaj vatre të arsimit të mesëm, e cila vatër, para pak vitesh kremtoi 70-vjetorin e themelimit të saj. Takimi i Osman Ramushit me profesorët e kësaj vatre të diturisë, ishte një ndryshim i madh sa, atij iu duk se nuk është në Gjilan, por është diku tjetër.

Fillimisht, Sami Hoxha, drejtor, Osman Ramushin e priti përzemërsisht, për faktin se, ky ish profesor i një kohe të viteve ’60-ta, i cili, si shumë të tjerë, nuk mundi ta durojë dhunën serbomadhe, e cila sapo kishte filluar t’u bëjë “skenar” profesorëve shqiptarë, të cilëve ua përgadiste letrat “urgjent” për të shërbyer ushtar nëpër kazamatet serbe. Osman Ramushi, duke mos duruar këtë padrejtësi shovinise serbe, ai largohër nga Kososva dhe gjendet në Turqi, ku edhe sot jeton e vepron. Andaj, në prani të profesorëve, Sami Hoxha, drejtor, e përshëndeti këtë takim me profesorin në fjalë, i cili tha se, në mesin tonë, sot është profesori i nderuar, Osman Ramushin, nga Llashtica e Gjilanit, i cili, para 48 vjetësh punoi si profesor i lëndës së Gjeografisë në këtë Gjimnaz të këtij qyteti.

“Më lejoni të shtoj edhe këtë se, ky gjimnaz e ky kolektiv i punëtorëve, sot e gjithmonë do të ndjehet shumë i nderuar me prezencën Juaj z. Osman Ramushit, profesor. Ju profesor, Osman, dje keni punuar në objektin e vjetër të gjimnazit. Ishte ajo ndërtesë një Kazerme ushtarake turke e më vonë Kazermë e sistemit që shkoi. Patët punë, por patët edhe sfida më të ndryshme gjatë punës së juaj. E dij se është një ndryshim i madh i asaj kohë me sot. Shihni këta profesorë, të gjithë, si një, janë të kualifikuar dhe të zotë. Këtu, në Gjimnazin “Z. Hajdini”, punohet dhe ka rregull.

Sot, në këtë vatër të dijes, mësimet e rregullta i vijonë mbi 1200 nxënës, me të cilët punojnë 67 profesorë të rregullt. Janë të gjithë shembull për të mirë. I gëzohemi punës së tyre. I gëzohemi krejt jetës, sepse jetojmë jo nën thundrrën e një okupatori urrejtës, por jetojmë në Kosovën e lirë dhe ecim përpara. Prezenca e juaj, këtu, ne na madhëron. Ju dhe shumë kolegë tuaj, të një kohe, keni dhënë gjithçka për këtë kohë. Keni rrezistuar, por edhe keni punuar për të mos u ngjunjëzuar para një armiku barbar e shekullor”.

Pas këtyre fjalëve, Osman Ramushi, ish profesor i këtij gjimnazi, tha se, sot nuk jam si dje e as si para këtij çasti apo momenti. Kërkoj falje se jam i emocionuar. (Lotoi dhe lotët i shkuan zvarr…). Nuk po besoj se jam në Gjilan apo këtu në Gjimnazin ku kam punuar para 48 vjetësh. Ju keni qëndruar fort para një shteti policor, i cili neve na detyruar të largohemi ga ku vend yni. Ai sitem na ka përcjellur dhe na ka shtypur gjer në fund. Sot, këtu po shoh një armatë të profesorëve, të cilët më bëjnë krenar që u takoj edhe unë juve të këtij tempulli të dijes së një kohe. Më keni befasuar më pritje dhe me këto fjalë shumë domethnëse. Unë, sa të jetoj, këtë pritje të përëzemërt dhe madhore, nuk do ta harroj, por do ta shpërndaj dhe do ta kujtoj përgjithmonë. Ju falemnderit për këtë mikpritje të ngrohtë! Zoti ju nderoftë juve dhe shkollarët e këtij gjimnazi ku punova edhe vetë!”

Siç dihet, Osman Ramushi, është njëri ndër profesorët e parë shqiptar, i cili punoi deri në fund të vitete të ’60-ta. Ishte profesor i lëndës së Gjeografisë. Ai (Osmani Ramushi), është nga fshati Llashticë e Gjilanit, për në Turqi ka migruar në vitin 1969, atëherë kur edhe i kishte ikur shkuarjes në shërbimin ushtark Jugosllav. Migroi në Bursa, atje me një punë dhe angazhim të madh me prindërit, vëllezërit arriti jo vetëm që të krijojë një standart të mirë jetësor, por krijoi një biznes dhe tash e disa vite njihet si afarist mjaft i sukseshëm jo vetëm në Bursa të Turqisë, por edhe në mbarë Turqinë.

Të shtojmë edhe këtë se, profesor Osman Ramushi, me punën e tij prej profesori në Gjimnazin e Gjilanit, kishte lënë mbresa të pa shlyeshme tek nxënësit e tij, pjesa më e madhe e tyre tani janë të pensionuar. Por, disa nxënës të tij, edhe sot me pietet e përkujtojnë atë dhe ligjëratat e tij në gjuhën shqipe, nga se ishte ndër gjeografët e parë shqiptar të kësaj ane.

Kësaj here, Profesor Osman Ramushi ishte i shoqëruar nga Hajredin Gashi dhe Islam Osmani (gazetar), të cilët i mirëpriti drejtori i Gjimanzit z. Sami Hoxha. Mysafirit nga Turqia- llashticasit, Osman Ramushit, ish profesorit të këtij Gjimnazi, drejtori Sami Hoxha, ia dhuroi në shenjë përkujtimi librin e Tefik Selimit, profesor- Monografinë –“Gjimnazi “Zenel Hajdini”i Gjilanit (1945-2015), e cila u botua me rastin e shënimit të 70 –vjetorit të themelit të kësaj vatre shkollore në Komunën e Gjilanit./Tefik Selimi

You Might Also Like