Sportet me dorë

Pandemia e lë pa titull kampioni ekipin e trajnerit kosovar Mitat Ferati


Një vendim i Federatës Zvicerane të Hendbollit e ka lënë pa titull kampioni ekipin e hendbollit zviceran BSV RW Sursee që udhëhiqet nga trajneri i mirënjohur gjilanas e kosovar Mitat Ferati, i cili po bënë karrierë të ndritur në shtetin helvetik.

Ekipi i parë i BSV RW Sursee kishte të siguruar pozitën e parë në ligën në të cilën po garonte dhe vetëm po priste përfundimin e kampionatit për t’u ngjitur në Divizionin e Parë në Zvicër.

Mirëpo, pandemia covid19, që ka kapluar mbarë rruzullin kaploi edhe Zvicrrën dhe kampionati edhe atje u ndërpre, tri xhiro para se të mbyllej kampionati.

Ekipi që drejtohej nga kryetrajneri Mitat Ferati, e kishte të sigurt titullin, ishte në formë të pandalshme, ngase kishte 14 fitore radhazi dhe vetëm pritej të bie perdja, ngase kampioni tashmë dihej.

Nuk ka mjaftuar që ekipi BSV RW Sursee ishte bindshëm i pari dhe ndodhi ajo që askush nuk e priste, kampionati u ndërpre dhe të thuash u shpall zero, sikurse të mos ishte luajtur fare dhe me këtë edhe ia shoi shpresat, ua zhvlerësoi mundin lojtarëve e stafit drejtues dhe i la pa u inkuadruar në rang më të lartë të garave.

Të rikujtojmë se Mitat Ferati tash e tri vite udhëheq këtë ekip, duke u shpall dy herë kampionë dhe dy herë fitues i kupës.

Kësaj radhe fati i të parit nuk u përcaktua në fushën e lojës, por në tavolinë e Mitat Ferati, me vullnetin për punë që ka, ai nuk ndalet kurrë, ngase gjithnjë synim e ka titullin e këtë do t’a arrijë edhe në të ardhmen.  kryelajmi.com

 

You Might Also Like