Sportet me dorë

KB Drita largohet nga elita e basketbollit kosovar

Me ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Prizrenit16 dhe Sigal Prishtinës, ka përfunduar stinori i rregullt në Kampionatin e Kosovës në Basketboll.

Klubi i Basketbollit Drita nga Gjilani, që në stinorin e kaluar ishte inkuadruar në elitën e basketbollit kosovar, ka bërë një shëti njëvjeçare në këtë ligë dhe në fund të kampionatit e ka humbur këtë status.

KB Drita, ndonëse pas një kohe të gjatë ishte inkuadruar në Superligë, nuk ia doli të riorganizohet, ngase elita kishte kërkesa të tjera, gjithsesi se duheshin lojtarë më cilësorë. Pa ndonjë përforcim të dalluar e kryesisht me lojtarë vendorë nga Gjilani, KB Drita nuk ia doli që t’u bëjë ballë ekipeve të tjera, andaj gjatë tërë kampionatit nuk ia doli që së paku të arrijë një fitore, por nga 28 ndeshje pësoi po aq humbje. Ekipi nga Gjilani shënoi 67,3 pikë për ndeshje, kurse pranoi 111,1 pikë për ndeshje dhe me një minus prej 1227 koshave të pranuar e kishte të pashmangshëm rënien nga elita e basketbollit kosovar./kryelajmi.com/.

You Might Also Like