Sportet me dorë

Sonte luhet finalja e madhe e volejbollit Drita – Skenderaj

Palestra e Sporteve « Bashkim Selishta – Petriti » do të jetë arenë e përballjes së madhe të volejbollit femëror ndërmjet KV Drita nga Gjilani dhe Skenderaj. Më vend për gabime nuk ka, ngase fituesi i kësaj ndeshje merr kupën e kampionit, përderisa humbësi duhet të prêt ndonjë edicion tjetër.

Në bazë të përballjeve të gjertanishme, pritet një ndeshje e barabartë, në të cilën fituesi vështirë se mund të përcaktohet. Drita e ka përparësinë e terrenit vendas, ka edhe përkrahjen e tifozëve të saj, derisa edhe Skenderaj i ka atutë e veta.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjilan ka dhuruar një spektakël të vërtetë. Skenderaj pati fituar dy setet e para, por Drita u këndell dhe fitoi tre sete radhazi për fitoren 3 :2.

Në ndeshjen e radhës, regji e njëjtë, Skenderaj fitoi dy setet e para dhe në vazhdim Drita u këndell, por ekipi gjilanas ishte I pafat, ngase u lëndua lojtarja Adelajda Prenga dhe pa të Drita nuk pati forcë të ngadhënjejë, andaj ekipi nga Skenderaj fitoi me rezultat 3:1.

Këtë të enjte me fillim në ora 20, çdo gjë nis nga fillimi dhe pritet një ballafaqim I zjarrtë, andaj kjo ndeshje për të dy ekipet ka domethënie të madhe. A do të vazhdojë mbizotërimi I Dritës në volejbollin femëror në Kosovë, apo Skenderaj do t’a ndërprejë këtë seri do të shihet sonte.

You Might Also Like