Në kryendeshjen e kësaj jave në hendbollin kosovar të luajtur këtë të shtunë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, Drita është mposhtur nga Prishtina me rezultat 32:36.
Kjo ndeshje ka qenë e fundit në sezonin vjeshtor, në të cilin ekipi gjilanas është radhitur në pozitën e tretë, pas Besës dhe Prishtinës. KH Drita që në fund të stinorit ka grumbulluar 20 pikë, gjashtë më pak se Prishtina që është e dyta, në ndeshjen e fundit ka patur përkrahjen e madhe dhe të pakursyer të Intelektualëve, të cilët për asnjë çast nuk janë ndalë në përkrahjen e klubit të tyre të zemrës.
Arbër Sylejmani, portier, ka thënë se ekipi bardh e kaltër nuk do të ndalet dhe se do të punojë edhe në të ardhmen deri në arritjen e synimeve.