Gjilan

PDK: Edhe kjo ndodhë në komunën e Gjilanit, militanti i VV-së me shkollë të mesme paguhet 690 euro, ai i AKR-së me fakultet paguhet 350 euro

Pas qasjes së siguruar në dokumente zyrtare, PDK ka vërtetuar se kryetari i Gjilanit ka abuzuar rëndë me buxhetin e komunës, duke punësuar 86 zyrtarë me kontrata në vepër, gjë që është e ndaluar me ligj.
Vetëm në zyren e tij kryetari ka punësuar kundërligjshëm 22 persona, që paguhen deri në 830 euro për një muaj. Të gjitha këto punësime janë bërë pa kurfarë kriteri dhe pa kurfarë konkursi.
– Zyrtarët që janë puro me VV, kryetari i Gjilanit ju ka bërë kontratën në vepër me pagë mujore prej 690 deri 830 euro.
– Zyrtarët e punësuar që janë “medium light” me VV, me pagë mujore prej 500-600.
– Ndërsa zyrtarët e punësuar që nuk janë në VV (nga partitë e vogla si AKR, KDTP), i ka bërë kontrata me pagë mujore prej 350 deri 407 euro.
Kualifikimi dhe përgaditja profesionale fare nuk ka qenë kriter për kontratat e punës dhe nivelin e pagave. Përveq ngjyrës së organizatës VV, sa ma i kuq të jesh, aq më e lartë të bëhet paga, sa më shumë që bënë sharje publike për opozitën, aq më shumë e mbushë xhepin.
Këto shkelje të rënda ligjore janë bërë në vazhdimësi nga ana e kryetarit të Gjilanit, duke blerë heshtjen e menaxherit të zyres së personelit, të cilit ia ka punësuar djalin e tij përmes kësaj forme të kontratave në vepër. Kryetari i Gjilanit ka blerë heshtjen e të gjithë udhëheqësve të sektorëve në komunë, për më keq janë zhytur në këtë shkelje ligjore.
Janë mbi 1.4 milion euro buxhet i shpenzuar për punësime me kontrata të jashtëligjshme, krejtë dhe drejtë për familjarët e atyre që sot po udhëheqin me komunën. Vetëm për dy fotografistët e tij, kryetari i Gjilanit i paguan 1,380.00 euro në muaj apo 16,560.00 euro brenda vitit.
Pas nisjes së hetimeve dhe procesit gjygjësor, kryetari i komunës të premten ka marr vendim për anulimin e 86 kontratave në vepër. Mbetet të shihet nëse institucionet e hetuesisë dhe Gjykata Themelore do të heshtin me ndonjë kosto ekonomike-politike, apo do të kërkojnë llogari nga kryetari i komunës së Gjilanit.
Kur abuzon me buxhetin e shtetit dhe të komunës, nuk mund të heshtësh dhe t’a mbylllësh rastin me një kërkim falje, por duhet dhënë llogari para ligjit.

You Might Also Like