FC Drita me ka sjellë lojtarin më të ri në radhët e saj, mbrojtësin shqiptar Jorgo Pëllumbi.
25-vjeçari, i cili ka përvojë në kampionatin shqiptar, kroat e hungarez, i bashkohet klubit për të forcuar repartin defansiv. Pëllumbi është gjithashtu ish-përfaqësues i Shqipërisë U21 dhe njihet për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e tij në fushë.
FC Drita e mirëpret Jorgo Pëllumbin në familjen bardhekaltër dhe i dëshiron shumë suksese në këtë kapitull të ri të karrierës së tij.