Futboll

Penaltia kundër Gjilanit ishte e paqenë

Ka mjaftuar një penalti që ndeshje ndërmjet Gjilanit dhe Apoelit të mos shkojë në vazhdime, por lojtari i Apoelit, Musa Suleiman në minutën 78 kishte gjuajtur mbi portë.

Një minutë më herët, Franc Veliu, jashtë zonës kishte ndërhyrë në mënyrë të palejueshme jashtë zonës ndaj Dragan Mihajloviqit të Apoelit, kurse gjyqtari izraelit Yigal Frid sikur meyi kishte pritur të tregojë në pikën e bardhë, pa marrë parasysh as vërejtjet e lojtarëve të Gjilanit, që insistuan se ndërhyrja ishte shkaktuar jashtë zonës.

Kjo ndoshta ka mundur t’i shpëtojë dikujt pa e parë, por jo edhe fotoreporterit të vëmendshëm Fatlum Kosumi, i cili me fotoaparatin e tij ka kapur momentin e shkaktimit të faulit, që është dëshmi bindëse se ndërhyrja ishte jashtë zonës.

Këtë më së miri e dëshmon edhe kjo foto.

You Might Also Like