Futboll

SC Gjilani distancohet nga veprimet e disa individëve

Pas veprimeve të disa individëve në natën e mbrëmshme gjatë zhvillimit të takimit Gjilani-APOEL, kanë djegur flamurin e Greqisë dhe Sport Club “Gjilani”, dënon rënd këtë akt jo të hijeshëm.

Vepra të tilla nuk kanë vend në sportin më të popullarizuar në botë, e aq më pak neve si komb ku duhet të jemi shembull në mikpirtjen e ekspeditave udhëtuese në vendin tonë.

SC Gjilani
Gjilan, 28 Gusht 2020

You Might Also Like