ARSIMI

Pensionohet mësuesja Lutfije Alidema, e cila përcolli shumë gjenerata nxënësish

Pas  44 vjetësh të punës me ditarë në dorë, sot është pensionua mësuesja  e respektuar Lutfije Alidema. Mësueses së dalluar si  në mësime ashtu edhe në sjellje,  kolektivi i Shkollës Fillore “Halil Alidema” në Pozharan i  kishin organizuar sot një përcjellje të dinjitetshme  siq edhe e meriton kjo mësuese duke organizuar edhe një koktej rasti modest.

Ajo punoi 44 vite me ditar në dorë , punoi me pasion dhe ishte respektuar nga kolektivi dhe institucionet arsimore me mirënjohje dhe lëvdata, për edukimin  e brezave.

Në kolektiv mësuesja  , njihet si punëtore e dalluar, principiele dhe mbi të gjitha si pedagoge shembullore e cila ka përcjellë shumë gjenerata të suksesshme”, thonë kolegët  e shkollës, duke shprehur respekt, dashuri dhe duke uruar shëndet ne pensionimin e mësueses Lutfije .

.Edhe mësuesja Lutfie u ballafaqua me sfida të shumta gjatë këtyre viteve me regjimin serb pasi ishte, ishte martuar me të afërmin e atdhetarit Halil Alidema ,kështu që nuk e pati të lehtë  gjatë atyre viteve  aq të gjatë në arsim Edhe banorët e qytezës së Pozharanit,  vend ku u themelua edhe shkolla e parë shqipe që në vitin 1908, ishin mirënjohës për kontributin e dhënë  e veçmas ata të cilët shkronjat e para të Alfabetit  i kishin mësuar nga kjo mësuese e zellshme  duke i dëshiruar  shëndet të mirë në ditët  dhe vitet në pension të merituar dhe dëshiruan pensionim të shëndetshëm pran familjes edhe për shumë e shumë vite. Aziz  Zuka

You Might Also Like