Gjilan

Pensionohet Tekniku i ndërtimtarisë Basri Kurteshi nga Gjilani

Basri Kurteshi është i lindur me 17.07.1957 në Livoç të Epërm. Shkollën fillore e kreu në vendlindje deri klasën e IV për t’a vazhduar klasat tjera në shkollën fillore “Musa Zajmi” në Gjilan ku e përfundoi në vitin 1972. Ne vitin 1972 u regjistrua ne Shkollën e Mesme Teknike, drejtimi Ndërtimtari në Gjilan, ku ishin nga gjeneratat e para të ndërtimtarisë. Gjatë shkollës së mesme u vërejt talenti për këtë lëmi, në vitin 1976-1977 përfundoi shkollën e mesme të Ndërtimtarisë, ku dhe mori titullin Teknik i Ndërtimtarisë. Në vitin 1977 u regjistrua në fakultetin e Ndërtimtarisë në Prishtinë, ku ishte sistemi 5 vjeçar për shkak të kushteve jo të mira ekonomike vendosi që të transferohet në shkollën e lartë të Ndërtimtarisë në Suboticë të cilën e përfundoi në vitin 1981 dhe mori titullin e Ing. i Ndërtimtarisë shkolla e Lartë. Në Vitin 1982 u martua dhe tani ka dy fëmijë. Në vitin 1983 u pranua në Ndërmarrjen Ndërtimore “Morava e Binqës”- Gjilan në pozitën Udhëheqës i Ndërtimit të Lartë, ku në vitin 1984 u dashtë të ndërprejë punën, të kryejë Shërbimin Ushtarak njëvjeçar. Me përfundimin Ushtarak u rikthye në pozitën e njëjtë për të ushtruar të njëjtën Pozitë udhëheqëse, deri në vitin 1999. Pas përfundimit të Luftës përsëri u kthye në institucionin e njëjtë, ku udhëhoqi punimin e Kazermës së TMK-së në Gjilan, e disa të tjera dhe në momentin e privatizimit vendosi të kalojë në sektorin Privat të ndërtimit. Në vitin 2002 iu bashkëngjit kompanisë së ndërtimit “Mega” në Gjilan, në vitin 2003 kompanisë së ndërtimit “Agro-Hermes” në Gjilan, në vitin 2004 kompanisë së ndërtimit “Tafa” në Gjilan dhe në fund që nga viti 2005 u punësua në kompaninë e ndërtimit “Ceni-Company” me pronar Hysen Hysenin. Kjo kompani në fillim kishte një staf shumë të vogël të inxhiniereve, kurse sot kjo kompani ka mbi 300 punëtor dhe është një kompani gjigante e ndërtimit, ku punoi deri në ditën e pensionimit me 17.07.2022, rast i rrallë ku një person punon në një kompani private plotë 17 vite. Bastriun të gjithë e njohin si njeri të qetë, shok besnik, njeri i hareshëm me plotë humor dhe mbi të gjitha njeri i fjalës.

You Might Also Like