Gjilan

Për mosrespektim të masave gjobiten lokalet dhe personat fizik

Duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse anti Covid 19), Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se ka zhvilluar aktivitete të shumta preventive me qëllim të respektimit të masave anti Covid-19.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 janë bërë kontrolle në qendra tregtare, sheshe mjete të transportit publik dhe lokacionet tjera në komunën e Gjilanit .

“Policia në mbeshtetje të NJRSH-së dhe inspektorve të AVUK-ut, në shtatëmbëdhjet (17) lokale të ndryshme ka bërë kontrolle për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar personat nga këto lokale”, njofton policia.

Nga ana e policisë janë shqiptuar 31 gjoba nga ligji 07/L-006 nga neni 24.3 disa nga to edhe deri në 500€ lokaleve afariste hoteliere, gjeras personav fizik për mos për mosrespektim të orarit të lëvizjes gjoba nga 200€, njofton tutje policia.

You Might Also Like