Futboll

Për ndeshjen ndaj Dritës, Gjilanit i kthehet sulmuesi i njohur

 

E ka mbrojtjen më të mirë në Superligë, por në të njëjtën kohë e ka edhe sulmin më të dobët në Superligë. Telashe të mëdha e kanë përcjellë Gjilanin në fazën sulmuese duke shënuar vetëm dhjetë gola në trembëdhjetë ndeshje. Nëse nxirret një mesatare, Gjilani për një ndeshje ka shënuar 0,77 gola, që është shumë pak, shkruan kryelajmi.com

Nëse duhet kërkuar shkaqet e kaq pak golave, atëherë një ndër arsyet kryesore është lëndimi i lojtarëve kryesorë në fazën sulmuese, Bushiq, Keita Rezak, Nikaq e lojtarëve të tjerë, të cilët gati asnjëherë nuk ishin qind për qind të aftë për lojë.

Një fije shprese për Gjilanin është ngjallur për Gjilanin në prag të ndeshjes me Dritën, ngase sulmuesi kroat Tomisllav Bushq do të jetë i aftë për ndeshje. Kështu së paku thuhet në një informatë të lëshuar nga SC Gjilani në prag të ndeshjes. Edhe Ketia Rezak Lanzane është duke u rikthyer, por në SC Gjilani në të nuk mund të llogarisin në kryendeshjen e Anamoravës dhe të mbarë Kosovës.

Ndeshja Gjilani – Drita do të zhvillohet këtë të diele, por edhe kësaj radhe pa praninë e shikuesve shkaku i pandemisë. Kryelajmi.com

You Might Also Like