Aktivitete javore në trafikun rrugor
Gjilan, 12 dhjetor 2025
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.12.2025 – 11.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tetëmbëdhjetë (1418) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar njëzet (20) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar njëzet e tetë (28) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e pesë (45) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!




