Komunikacion

Tejkalojnë në vijë të plotë, kundërvajtësve u merren patentë shoferët

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifiku dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku  kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim)  sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h,  gjersa tjetri po  në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësin në
90 km/h .
Me këto veprim ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj dy kundërvajtësve  ka shqiptuar gjoba për secilin veç e veç, njërit në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative  dhe masën mbrojtëse në afat prej gjasht (6) muaj, gjersa ndaj kundërvajtësit tjetrë është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind euro (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse për tre (3) muaj  .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

You Might Also Like