Ekonomi

Përkrahje për iniciativën lidhur me lirimin nga ngarkesa e taksës komunale të të gjithë bizneseve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit  për vitin 2023

Përkrahje për iniciativën lidhur me lirimin nga ngarkesa e taksës komunale të të gjithë bizneseve që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit  për vitin 2023

Përmes kësaj letre, Këshilli i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit (GRBC) dëshiron të shpreh përkrahjen e plotë për iniciativën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik të Komunës së
Gjilanit për lirim nga ngarkesa e taksës komunale për të gjitha bizneset që ushtrojnë veprimtaritë e tyre afariste në Komunën e Gjilanit për vitin 2023.

Lirimi nga ngarkesa e taksës komunale do të ndihmojë në
lehtësimin e barrës fiskale për bizneset tona dhe do të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të tyre. Ne besojmë se ky hap do të ndikojë pozitivisht në rritjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin e sektorit privat në Gjilan.

Si Këshill i Bizneseve të Rajonit të Gjilanit, jemi të gatshëm të ofrojmë kontributin dhe të bashkëpunojmë për çfarëdo çështje që mund të kontribuojmë. Një bashkëpunim i ngushtë mes bizneseve dhe autoriteteve lokale është thelbësor për të arritur qëllimet e përbashkëta për zhvillimin e rajonit tonë.

Avokat Arsim Vranovci
President i Këshillit të Bizneseve të Rajonit të Gjilanit

You Might Also Like