Me humbjen ndaj Rayo Vallecano Drita u kualifikua për 1/16 e finales së Europa Conference League, andaj kjo mund të konsiderohet humbje, por me shije të ëmbël.
Rezultati do të ishte më ndryshe sikur te Drita të mos kishte mungesa të mëdha, por ajo që treguan gjilanasit në Spanjë la mbresa tek shikuesit e Rayo Vallecanos dhe gazetarët spanjollë.
Drita me gjithë lodhjen nga ndeshjet e pandërprera dhe mungesat e shumta në formacion dhe shpirtin në fushë, duke luftuar burrërisht e pa hile, pa zhagitje të lojë, simulime apo ndërhyrje të ashpra, andaj me të drejtë pas përfundimit të lojës, asnjëherë për lojtarët tënë nuk pati fishkëllima, por vetëm duartrokitje edhe nga shikuesit më të flaktë të Rayo Vallecano.

Shikuesit më të flaktë të Dritës, „Intelektualët“, që bënë mijëra kilometra për të qenë në Madrid, ndonëse në numër shumëfish më të vogël, me aq forcë sa kishin mbështeten ekipin e tyre, andaj edhe ata meritojnë lëvdata si për konsideratën që patën për ekipin vendas, por edhe për mbështetjen që dhanë për ekipin e tyre.

Mirëpo, rrallëherë ka ndodhur që dikush t’i duartrokas një trajneri të huaj e këtë e bënë gazetarët spanjollë që një gjë të tillë e bënë në konferencën për shtyp që e mbajti kryetrajneri i Dritës Zekirija Ramadani.

Ramadani u tregua tejet korrekt, duke thënë se u angazhuan shumë, por duke uruar vendasit për fitoren, për mikpritjen dhe korrektësinë, duke u gëzuar së tepërmi për arritjen historike të vet, por duke i dëshiruar suksese edhe ekipit rival e gjithësi duke iu falënderuar shumë për mikpritjen dhe shprehu dëshirën që një ditë edhe ndonjë ekip nga Spanja të vije e të luaj me Dritën në Kosovë, ku do t’i pret një mikpritje edhe më e madhe, gjë që entuziazmoi gazetarët spanjollë, që ishin në numër të madh, të cilët i duartrokitën dhe e përcollën me duartrokitje derisa ai lëshoi sallën e konferencës. /kryelajmi.com/.





