Gjilan

Përshtypjet e gazetares Albinota Krasniqi e cila po fiton përvojën e saj në SHBA

Përshtypjet e gazetares Albinota Krasniqi e cila po fiton përvojën e saj në SHBA

Në programin Pathwayes to Success Program e cila është mbajtur në Aleksandria në Washington kanë marrë pjesë 161 student nga 17 shtete të ndryshme , të cilët kanë ndegjuar përvoja prej personave të ndryshëm që kanë pasur përvoja të suksesit.

Njëra prej qëllimeve kryesore të këtij programi ka qenë që të gjithë studentët të fitojnë përvoja të ndryshme dhe të bashkëpunimit.

Në këtë program kanë marrë pjesë edhe 5 student të Universitetit Publik të Prishtinës.

Njëra nga pjesëmarrset Albinota Krasniqi, ka treguar për përvojën e saj në këtë program.
“Kemi pasur mundesi të dëgjojmë përvoja prej personave të ndryshëm që kanë storie suksesi. Ata kanë treguar se si duhet përballur me sfidat. Ajo që na bën të suksesshëm është pjesa që mos të humbet fokusi tek qellimi që e kemi.
Kemi pas program ku secili kolegj ka përgaditur vallëzime ose video duke tregu më shumë per kulturat edhe traditat e tyre, disa prej tyre kanë veshur teshat tradicionale të shteteve te tyre.
Poashtu, kemi pasur mundesi ta vizitojmë edhe Shtëpinë e Bardhë. Njëra prej qëllimeve të këtij programi ka qenë që gjithë studentet ta kenë mundësinë të takojnë pjesmarrës të tjerë të CCI edhe të shpërndajnë përvojat me njëri-tjetrin në mënyrë që të bashkpunohet në të ardhmen në projekte të ndryshme.

Fotot: Hashem Helmi

You Might Also Like