Gjilan, 01 nëntor 2025
Sindikata e Policisë së Kosovës, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 24 zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare “Heronjtë e Kosovës”, ka organizuar lojërat sportive tradicionale në disiplina të ndryshme, të cilat janë mbajtura në rajonin e Pejës.
Në këtë aktivitet sindikal, morën pjesë përfaqësues nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan e cila u përfaqësua me ekipe në katër disiplina sportive si: volejboll, futboll, shah dhe shenjëtari.

Zyrtarët policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilani shënuan sukses të veçanta, duke zënë vendin e parë në volejboll, si dhe vendin e tretë në disiplinën e shenjëtarisë, ndërsa patën një paraqitje dinjitoze edhe në futboll dhe shah.
![]()
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh mirënjohje për Sindikatën e Policisë së Kosovës për organizimin dhe përkushtimin ndaj zyrtarëve policorë dhe familjeve të Heronjve të Kosovës, duke theksuar se aktivitete të tilla forcojnë motivimin profesional të punonjësve të policisë në mbarë vendin.




