prof. dr. Selim Sylejmani
PLANI I ANALIZËS SË NJË POEZIE
Varianti 1
Çfarë ndjesie shkakton poezia? Cilat janë fjalët të cilat i formojnë këto ndjenja? Si ndryshojnë ndjenjat prej fillimit deri në fund të poezisë? Ku qëndron arsyeja e këtyre ndryshimeve?
Çfarë tablo pikturohen gjatë leximit të kësaj poezie? Sa: një, dy, disa? Përshkruani. Kushtojini vëmendje detajeve të pikturimit të tablove, spektrin e ngjyrave të saj. Çfarë fjalë në poezi ju kanë shtyrë për të emërtuar tiparet e këtyre tablove?
Si e imagjinoni ju heroin lirik?
Në cilat fjalë autori e shprehë drejtpërdrejt raportin e tij ndaj asaj që përshkruhet? Çfarë është karakteri i poziconit të autorit?
Varianti 2
Autori i veprës. Koha e shkrimit /krijimit.
Leksiku /fjalori/. A ka fjalë, të cilat kanë nevojë për sqarimin e kuptimit leksikor, shikoni në fjalor. Cilat shtresime leksikore i përdor autori në vepër (leksik profesional, dialektor, bisedor, të ulët ekspresiv, letrar, të lartë etj.)? Çfarë roli kanë ato? Në çfarë grupe teamtike mund të ndërthuren njësitë leksikore?
Veçoritë morfologjike. A ka ndonjë model në përdorimin nga autori të pjesëve të ligjaratës? A dominojnë foljet, emrat, mbiemrat apo ndonjë pjesë tjetër e ligjëratës? Veçoritë e përdorimit të formave të pjesëve të ligjëratës. Çfarë roli në tekst kanë?
Veçoritë sintaksore. Kushtojini vëmendje strukturës së fjalive. Çfarë fjali dominojnë: të përbëra, të thejshta? Cili është karakteri emocional i fjalive?
Imazhi-përjetimi. Si ndryshojnë ndjenjat e heroit lirik nga fillimi deri në fund të poezisë? Cilat fjalë mund të cilësohet kyçe për pasqyrimin e dinamikës së imazhit-përjetimit?
Koha dhe hapësira artistike e veprës. Cilat detaje artistike e formojnë kontinuitetin kohë-hapësirë të poezisë?
Spektri i ngjyrave në poezi. A përmban teksti fjalë që tregojnë drejtpërdrejt ngjyrën, apo fjalë dhe imazhe, të cilat nënkuptojnë një ngjyrë të caktuar? Cili është kombinimi i elementeve të ngjyrave në tekstin e vjershës? Në çfarë raportesh janë ato (plotësohen, kalojnë lirshëm njëra në tjetrën, kontrastohen)?
Spektri tingullor i poezisë. A ka në teskt fjalë, të cilat emërtojnë drejpërdrejt një tingull, ose fjalë dhe imazhe, të cilat nënkuptojnë një tingull të posaçëm? Cili është karakteri i spektrit tingullor të veprës? A ndryshon karakteri tingullor nga njëra strofë tek tjetra, nga fillimi në fund të veprës?
Mjetet e shprehjes artistike. Çfarë trope, figura përdor autori për krijimin e imazheve (epitet, metafora, anaforë, antitezë, sinekdotë, inverison, bartje etj.)? Karakterizonie rolin e tyre. A hetohet mbizotërim i theksuar i ndonjë teknike? Rëndësia e saj. Kushtojini vëmendje për përdorimin e intonacionit. Cilin lloj të intonacionit e përdor autori (asonancën, aliteracionin)? Çfarë roli luan ai?
Karakteristikat e e strukturës ritmike. Indentifikoni metrikën e poezisë (horeu, jambi, daktili, amfibraku, anapesti), veçoritë e saj (piriku, spondei). Çfarë roli në krijimin e humorit, dinamikës së imazheve e luan metrika? Përshkruani karakterin e rimës, mënyrën e rimimit, organizimin strofik të veprës. Cilat fjalë i rimon autori? Përse?
Detajet artistike. Çfarë detaje dhe imazhe të tjera duhet përshkruar? Cilat prej tyre spikasin në vepër? Çfarë është vendi i tyre në sistemin e imazheve? A ka në tekstin e veprës detaje dhe teknika karakteristike për krijimtarinë e autorit, të cilat hasen edhe në poezitë tjera të tij? A ka në tekstin e veprës detaje dhe teknika që lidhen me përkushtimin e autorit me ndonjë rrymë letrare?
Heroi lirik. Çka mund të thoni për karakterin e heroit lirik, për ndjenjat e tij, raportet ndaj botës dhe ndaj jetës?
Zhanri i veprës. Cilat tipare të zhanrit manifestohen në vepër (elegji, meditim, sonet etj.)? Me lloj të artit është e afërt kjo poezi (kinemanë, dramën, muzikën etj.)? Përse?
Pozicioni i autorit.
Tema e poezisë. Për çka bëhet fjalë në vepër? Çfarë objekti, problemi, ndjenje, eksperience është në qendër të përhskrimit?
Ideja e veprës. Si e percepton këtë objekt, problem, ndjenjë, eksperiencë autori? Çfarë i bën autori lexuesit të mendojnë? Përse është shkruar kjo poezi?
Çfarë vendi në krijimtarinë e autorit e zë kjo poezi?
Varianti 3
Data e krijimit. Komenti i vërtetë biografik dhe faktik i vjershës.
Origjinaliteti i zhanrit.
Struktura e poezisë:
– Forma e strofës.
– Tipi i rimës.
– Metrika.
Përmbajtja ideore:
– Përshtypja e jashtme dhe reagimi i benendshëm për të.
– Ngyrimi emocional i ndjenjave, të shprehura në poezi në dinamikën e tyre.
– Mbizotërimi i intonacioneve shoqërore ose perosnale.
Heroi lirik. Cilësitë karakteristike të tij.
Figurat sintaksore: epiteti, përsëritja, antiteza, inversioni, elipsa, paralelizmi, pyetja retorike…
Mjetet kryesore vizuale të përdorura nga autori: metafora, metonimia, krahasimi, alegoria, simboli, hiperbola, litota, ironia (si një trop), sarkazma, perifraza.
Krahasimi i imazheve kryesore verbale:
– sipas ngjashëmrisë;
– sipas kontrastit;
– sipas afërsisë;
– sipas aluzionit.
Tema bazë.
Ideja themelore.
ANALIZA E POEMËS “KORBI” – EDGAR ALAN PO (1809 –1849)
Poema e Edgar Alan Po (Edgar Alan Poe) “Korbi” (Raven) është unike për atë që ka fituar zemrat e lexuesve që nga ditët e para të publikimit dhe mbetet njësoj popullore edhe sot. Ajo është një nga poezitë më të njohura dhe më të përkthyera, prej të gjitha poezive të letërsisë botërore.
Historia e krijimit
Referencat e para për “Korbin” datojnë nga viti 1844. Në vitin 1842 bashkëshortja e dashur e Edgarit, Virxhinia Klem u sëmur nga tuberkulozi dhe ishte e dënuar me vdekje të shpejtë, në vitin 1847 ajo vdiq në moshën njëzet e tre vjeçe. Duke paraparë këtë tragjedi të paevitueshme, Po shkruan një mori poezish, në kuadër të cilave edhe poemën “Korbi”. Megjithatë vepra nuk i kushtohet asaj, por poetes së epokës vitkoriane Elizabet Brauning. Pikërisht nga poema e saj “Adhuruesi i ledi Xheraldinës” autori kishte huazuar vargun poetik për “Korbin” e ardhshëm.
Poema u publikua në vitin 1845 në gazetën ditore nju-jorkeze “Evening Mirror”. Honorari i autorit ishte vetëm pesë dollarë, por vepra i solli autorit famë të jashtëzakonshme. Në valën e këtij suksesi publikohen edhe disa përmbledhje poezish.
Zhanri, drejtimi dhe metrika
Tradicionalisht “Korbi” hyn në zhanrin e poemës. Vetë autori këtë vepër e konsideronte më parë një varg i disa poezive të vogla, se një vepër të madhe.
Skema metrike – në teorinë e letërsisë amerikane quhet trokej. Vargjet në strofa janë strukturuar ashtu që të alternohen mbaresat (rimat) mashkullore dhe femërore. Por, nëse është thënë që metrika është huazuar, atëherë struktura e strofës është origjinale. Poema përbëhet nga tetëmbëdhjetë strofa, çdo strofë përmbahet nga gjashtë vargje, i fundit prej të cilëve është refren. Këmbëngulja e refrenit vihet re jo vetëm nga përsëritja e rregullt e saj, por edhe të sistemit të rimës: me vargun final rimohen vargu i dytë, katërt dhe pestë.
Heroi i dashuruar lirik quhet Linor. Ky emër e referon lexuesin në traditën e baladës, më saktësisht të baladës së G. Burgerit “Lenora”.
Imazhet dhe simbolet
Tradicionalisht në folklor figura e korbit është paralajmërues i vdekjes. Në poemën e Po ky shpend i zi i paralajmëron heroit lirik një fatkeqësi të përjetshme, pamundësinë për t’i mbijetuar vdekjes së të dashurës. Autori e pranon që korbi në radhë të parë është figurë funksionale: ai që e
përsërit refrenin. Idenë për zgjedhjen e pikërisht kësaj figure ia nxiti romani i Ch. Dikensit “Barnabi Raxh”.
Për vetë heroin korbi nuk është gjithaq shpezë i gjallë, por një shpirt i lig – një lajmëtar nga mbretëria e errët e Plutonit. Të përmendurit e zotit romak të vdekjes nuk është aludimi i vetëm religjioz. Në tekst ka edhe aludime biblike: përmendet Edeni, por edhe balsami i Gladit (Balm of Gilead), i cili mund të shërojë plagët shpirtërore të heroit të vrarë nga dhimbja.
Tema dhe disponimi /humori
Poema është e gërshetuar me humor /disponim melankolik, që vërehet që nga vargjet e para të poemës. Kjo pasyqrohet nga gjendja e lodhur, e rraskapitur e heroit, koha e ditës – nata e thellë. Së shpejti mërzia zëvendëoshet me brengë, parandjenjë të fatkeqësisë.
Transformimi i figurës së korbit ndryshon ndjenjën në poemë, kurse në vijim, gjatë zhvillimit, përfshin tema të reja. Supozimi i parë i heroit lirik ishte fakti që në derën e tij troket një mysafir i vonuar. Në shikim të parë asgjë e pazakontë, asgjë për t’u shqetësuar. Por kur heroi e hap derën – ai nuk she njeri. Nga ky moment në poemë shafqet një frikë, e cila më nuk do të lëshojë perosnazhin. Në dritaren e hapur fluturon një korb, i cili me pamjen e vet madje e gëzon djaloshin e frikësuar. Tani tema e fatit është kryesorja në poemë, kurse heroi, duke hyrë në bisedë me shpendin ogurzi, kupton për fatkeqësinë e paevitueshme. Nga vitkima e tij korbi shihet si demon, i dërguar i Hadit – jehon tema e vdekjes, vdekjes së të dashuruës, por edhe të gjithçkaje që ka qenë e bukur në jetën e të riut.
Ideja bazë
Që nga kohët e lashta frika më e madhe për njerëzimin ka qenë frika nga vdekja. Por ikja personale nga kjo botë mund të mos jetë aq frikshme, sa vdekja e njeriut të dashur. Për heroin e poemës së Edgar Po humbja e të dashurës nënkupton më shumë se vetëm vdekje: ajo nënkupton pikëllim të përjetshëm, i cili është në gjendje ta shkatërrojë edhe vetë atë. Personazhi ka frikë se nuk do të mund t’i përballojë telashet që e kanë kapluar, kurse frika është pasqyruar te korbi i zi. Vlen të përmendet se autori na lejon ta perceptojmë poezinë si një ngjarje që ka ndodhur vërtet, edhe si ëndërr, – diçka mistike.
Edgar Po na tregon njeriun e thyer nga pikëllimi, për t’na kujtuar sa e rëndësishme është të jemi të fortë dhe të qëndrueshëm përballë fatit. Kjo edhe është ideja kryesore e poemës.
Mjetet e shprehjes artistike
Njëri prej mejeteve kryesore të shprehjes artistike në poemën “Korbi” është aliteracioni. Pikërisht kjo teknikë e ndihmon autorin të krijojë një atmosferë të përshtatshme të errësirës dhe tmerrit në poemë. Asonanca gjen vend madje në refren, i cili shndërrohet në krakatje të korbit:
Quoth the Raven “Nevermore”.
/Krakati Korbi “Asnjëherë”./
Metafora paraqitet në poemë si trop kryesor. Figura e korbit është vetvetiu metaforë – simbol i frikës dhe pikëllimti të pafund, kurse pendët e tij të zeza janë shenjë paralajmëruese e vuajtjes pas vdekjes. Një prej metaforave më të ndritshme është shikimi i korbit: sytë e tij të zjarrtë, të cilët e djegin heroin përbrenda:
fiery eyes now burned into my bosom’s core.
/sytë e tij të zjarrtë zhuritin kraharorin tim/
Edgar po disa herë e përdor edhe antitezën. Korbin e zi e vë në kontrast me mermerin e bardhë, kurse stuhisë që tërbohet jashtë ia kudnërvë qetësinë brenda shtëpisë. Kontrasti ekziston edhe brenda vetë personazhit të korbit. Ai është herë madhështor, herë i shëmtuar, herë qesharak, herë i tmerrshëm. Vargu i epiteteve kontrastive pasqyron shqetësimet, të cilat ziejnë në shpirtin e heroit, ngase ne shpendin e shikojmë me sytë e tij.