Gjatë përvojës në Podium do të mësoni për vetëdijësimin rreth çështjeve që janë të rëndësishme për ju dhe komunitetin tuaj dhe do të mësoni të bashkëpunoni me bartësit e detyrave për të futur këto çështje në agjendat e tyre.
Podium: Punëtoria Avokimi për Ndryshim mëson adoleshentët dhe rininë e grupeve më të margjinalizuara në Kosovë si të luftojnë për nevojat dhe të drejtat e komuniteteve të tyre. Është një iniciativë e krijuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e adoleshentëve dhe rinisë duke zhvilluar njohuritë për drejtat e tyre, duke përmirësuar vetëdijesimin mbi fuqinë e ndryshimit social dhe avokimit; dhe duke kultivuar menaxhim të fushatës dhe taktikat e avokimit – gjatë përmirësimit të vetëbesimit dhe fuqizimit.
KRITERET PËR APLIKIM:
Ekipi juaj duhet t’i ketë së paku katër anëtarë duke përfshirë edhe juve, dhe jo më shumë se pesë (5) anëtarë tërësisht;
Çdo anëtar i ekipit tuaj duhet të jetë nga 15 – 18 vjeç;
Çdo anëtar duhet të jetë qytetarë i/e komunës së Gjilanit;
Çdo anëtar duhet të jetë prezent përgjatë punëtorisë, më 7, 8 dhe 9 tetor, 2022.
Afati i fundit për aplikim: e premte, 30 shtator, 2022, 11:59.
KËSHILLË
Përzgjidhni anëtarët e ekipit me interesa dhe aftësi të ndryshme – ekipi juaj është më i mirë kur ka diversitet dhe mendime të ndryshme!
A keni nevojë për ndihmë?
Ne jemi këtu për ju. Mund të na kontaktoni:
—Përmes telefonit: Telefononi ose dërgoni mesazh në +383 (0) 45 471 963 ose +383 (0) 44 870 722 dhe ne do t’ju ndihmojmë në procesin e aplikimit.
—Përmes emailit: Dërgoni email në [email protected] për udhëzime.