Libri

Poezi e mirë është ajo që e trazon shpirtin e zemrën e poetit

Poeti Xhelil Arifi jeton me vargje, por jeton edhe me lajmin, shënimin, reportazhin, komentin…

 

Xhelil Arifin është poet e gazetar. Ai jeton në Gjilan. Jeton dhe jeta e tij është e lidhur me artin e të shkruarit. Kjo është pjesa e parë e hyrjes së këtij shënimi. Pra, ai jeton me vargje, por jeton edhe me lajmin, shënimin, reportazhin, komentin e me  “sende” të tjera të shkruara.

Xhelili e do vargun poetik dhe thotë se, më pëlqejnë vargjet me pak fjalë dhe me ide të qëlluar.  Këtë “mësim” ma mësoi i madhi poet, Lasgushi, i cili, edhe në kohën e  tij të jetës, diku pati shtuar se, “më vështirë e kam të bëj një varg, se një studim”. Pra, vargu është “problem” i poetëve. Kjo mua fort më pëlqen. Është mendim plotësisht i qëlluar dhe duhet vazhdohet kjo “punë” me artin e të shkruarit.

Mandej, poeti në fjalë pati shtuar edhe disa fjalë të tjera se, në hartimet letrare, krijuesi ynë do të duhe të ketë njohje të thellë nga teoria e letërsisë, për faktin se, çdo shkrim i bukur, duhet ta ketë koncentracionin e vet. Ai pati thënë se, çdo shkrim nuk duhet të jetë shumë i gjatë, sepse e humb durimin e leximit dhe “gjërat” që thuhen me shumë fjalë, ato harrohen dhe s’e kanë “shijen” e mirë…

Por, secili poet apo shkrimtar do ishte mirë të shkruajë shkurt dhe në mënyrë të thuktë apo të përmbledhtë. “Duhet, sipas tij – shkrimi apo studimi i autorit të jetë i shkurtër, ku me pak fjalë, të thuhet ajo temë apo ajo përmbajtje e veprës letrare”. I dua disa nga autorët, si Çun Lajçin si poet e si këngëtar, por e dua edhe Abdullah Zenelin, një poet i sinqertë dhe, për mua është një krijues që e adhuroj. Ia vlen të  lexohet. Kjo mua si poet e gazetar më pëlqen, shton Z. Xhelili, redaktor i portalit “Proinformacion”.

Mandej shton ai se, -“Unë kam mësuar nga jeta gazetareske e botës së huaj. Atje kam marrë mëmet e para. Atje ka tjetër “jetë” gazetareske. Shkruhet shpejt, qartë, me fakte dhe arsyeshëm. Nuk shkruhet me emcione. Sepse, nga këto shkrime me emocione, thotë se, qytetarët mund të pësojnë. Brengosen, tek ata krijohet një pasiguri e jetës. Pra, jam që të shkruhet aty për aty dhe me fakte. Kjo që po shkrihet sot, po e vazhdon jetën e gazetarisë së më parme tek ne.

Shih temat, shënimet, raportet,  reportazhet e komentet tjera, janë shkrime të  gjata dhe thuhet se janë tema “diploma” me tri, katër e më tepër faqe. Gazetari  i mirë, shënimin e bën shpejt dhe shkurt. Lexuesi ynë, sot, kërkon me pak fjalë të thuhet shumë, në kuptimin e ngjarjes së ndodhur. Kur është fjala te poezia, unë nuk jam ekspert i madh i kësaj “zeje”, ndonëse jam autor i vargut, këtë  rrugëtim e njoh dhe mundohem të shkruaj e  të jem me kohën.

Poezia është fryt momental i njeriut krijues. Ajo s’duhet të jetë tekst informativ apo përshkrues. Ajo, përmes vargjeve të poetit, do të duhej ta gjejë të bubukurën e kërkuar me fjalë. Poezia e vërtetë është te krijuesi me përvojë, i cili vlon dhe ngre zërin e atij momenti që e dikton zemra nga brenda për ta thënë apo për ta kënduar nxitjen poetike, ka shtuar Xhelil Arifi, poet e gazetar në Gjilani./Tefik Selimi

You Might Also Like