Gjilan

Po punësohen vetëm militantët e partisë në pushtet

Nuk mund të punësohesh pa qenë militant i LDK-së, ka thënë Besa Baftiu, kryetare e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.

Ajo ka thënë qeverisja në Gjilan nuk ka ndryshuar dhe se si në kohën e PDK-së, ashtu edhe në atë të LDk0së nuk ndodhi depolitizomi i arsimit dhe se ka politizim të skajshëm në sferën e arsimit.

Baftiu, megjithatë ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit dhe u ka dëshiruar një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor, por se sipas saj, vazhdimisht po përsëriten të metat në arsim nga viti në vit.

You Might Also Like