Futboll

Portieri Aridon Bllaca mbetet i Gjilanit deri më 2027

 

 

SC Gjilani ka nënshkruar kontratë të re me portierin e parë, Ardion Bllaca, i cili do të mbetet te Gjilani edhe për dy vite, pra deri më 2027.

Bllaca, që në kampionatin e kaluar ishte i lënduar, për një kohë të gjatë mbeti jashtë fushe, kurse te SC Gjilani konkurrent për të qenë njëshi e kishte Kenan Haxhihamzën. Bllacës i erdhi radha për të qenë zgjedhja e parë e Ardian Nuhiut dhe me sukses ruajti portë. Tashti kur Kenan Haxhihamza ka ndërruar mjedis, Bllaca mbetet mëtuesi më i denjë për të qenë në portën e Gjilanit, andaj klubi i ka ofruar zgjatje të kontratës deri më 2027.

Bllaca u kërkua nga shumë skuadra të tjera, por ai i qëndroi besnik SC Gjilanit edhe për 2 vite. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like