Futboll

Drita do të udhëtojë në Finlandë në kuadër të UEFA Conference League

Klubi FC DRITA do të takohet me FC INTER TURKU nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

FC DRITA për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane.

You Might Also Like