Gjatë gjithë javës ekipi ka qenë i përqendruar në punë në kërkesa të shtabit teknik para ballafaqimit të vikendit ndaj kryeqytetasve. Me grupin është bashkuar Elton Isufi, i cili ishte në proces të rikuperimit, ndërkohë që në infermieri vazhdon të mbetet kapiteni i skuadrës, Edison Kqiku.
Për këtë duel, kryetrajneri Debatik Curri nuk mund të llogaris në shërbimet e sulmuesit Senad Jarovic, i cili do të mungoj për shkak të numrit të kartonëve të verdhë (4). Pjesa tjetër e skuadrës është gati për ballafaqimit ndaj bardhekaltërve.
Një fitore dhe një barazim në kryeqytet është bilanci i kuqebardhëve para kësaj përballje, e cila do jetë histori në vete për sa i përket ndeshjeve të zhvilluara ndërmjet vetes.
Ndeshja do të gjykohet nga Eridon Podvorica, i cili do jetë i shoqëruar nga Fatlum Berisha dhe Kastriot Peci. Dylot Ibrahimi do jetë gjyqtar i katërt, ndërkohë Bardh Ajeti do jetë në VAR, ndërsa Lumturie Muhadri në AVAR.


