Kryetrajneri i FC Drita, Zekirja Ramadani tha se FC Ballkani pritet të jetë rival për objektivat tona që kemi përpara.
“Jam i bindur që edhe këtë vit do ta kemi rival direkt për objektivat tona. Një Ballkan që ka kualitet, edhe në aspektin kolektiv por edhe në atë individual, por unë gjithmonë mbështetem te ekipi jonë, te kualiteti jonë.
Ne e dimë se çfarë na pret, për çfarë rruge jemi nisur dhe në çdo takim ne futemi për të arkëtuar tre pikëshin sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë objektivin tonë”, potencoi Ramadani.
Ai theksoi se do të jetë një ndeshje e vështirë, se vetë ekipi është i motivuar.
“Kemi analizuar skuadrën kundërshtare. Një skuadër vërtet në super formë. Ne kemi punuar për ta ndalë Balllkanin dhe jo individin. Ne kemi vertet diciplinë por nëse arrijmë fitoren kjo nuk do të thotë që kemi fituar titullin, por edhe nëse e kemi humbur ndeshjën nuk do të thotë se e kemi humbur kampionatin. Brenda ekipit kam futbollistë me eksperiencë të cilët më ndihmojnë edhe mua ta tejkalojmë së pari aspektin fizik dhe pastaj atë psikologjik” , tha drejtuesi ynë Zekirja Ramadani.
Sipas tij: “klubi do të jap atomin e fundit në fushë për të arritur objektivin”, u mbyll konferenca sot.