Futboll

Ballkani tenton të peshkojë te Gjilani

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani po tentot të shfrytojzë situatën e krijuar te Gjilani duke kërkuar transferimin e dy futbollistëve, Albert Dabiqaj dhe Baton Zabërgja.

Kanal10 mëson se drejtuesit e klubit nga Suhareka kanë nisur bisedimet me futbollistët dhe gjithçka vendoset nga fati i klubit të Gjilanit, klub ky që nuk është në një situatë të mirë.

Gjilanasit janë në kërkim të një pronari të ri, derisa edhe këtu risitë priten të zyrtarizohen gjatë javës së ardhshme.

Në rast që Gjilani bëhet me pronar të ri, transferimi i dyshes në Suharekë do të bëhet më i vështirë apo thuajse i pamundur.

You Might Also Like