Java e pestë në Superligë sjellë ndeshjen e së dielës, FC DRITA – Prishtina e Re , ora 15:00.
Sipas trajnerit tonë Zekirija Ramadani, Prishtina e Re jo rastesisht është këtu, por e motivuar.
”Neve na intereson puna jonë, objektivi ynë, vetë kritika jonë ne në fillim nuk e kemi nisur ashtu siç është pritur, por duke kritikuar veten dhe duke folur me futbollistët se pritëshmëritë nuk janë ato që duhet por gjithmonë në bazë të eksperiences dhe kualitetit mbrenda grupit, une jam i bindur që me një rezultat pozitiv neser do kthehet ajo te cilën e dijmë dhe e presim nga futbollistët për arsye se të njejtit janë ata futbollist qe performuan në Evropë .
Por, është një moment lodhje, pothuajse se cdo futbollist ka ngacmim dhe nuk është në 100% e tij, por duhet të japim gjithçka nga vetja për t’u kthyer dhe arritur tek objektivi jonë”, tha Ramadani.
Udhëheqësi i DRITËS foli edhe njëherë për situatën tonë për këtë fillim kampionat, për çka tha se edhe futbollistët e ndjejnë peshën e pikëve të humbura gjë që do të ketë reflektim.
”Ne kemi besim tek ata tek kualiteti i tyre dhe ata janë te cilet na bënë krenarë.
Objektivi jonë është për kampionatin e ri se rezultatet e ketij kampionati na dergojnë në garat ndërkombëtare dhe ja kamë potencuar edhe futbollistëve, sepse neve na duhen shumë futbollistë të shëndosh për gjatë gjithë kampionatit edhe pse kemi disa futbollistë, të cilët kanë disa lëndime por shpresojmë të na bashkohet i gjithe grupi, sepse nganjeherë nuk na mjaftojnë vetëm ata futbollistë dhe duhet te bëjmë rotacion duhet mbajtur komplet grupin në formë”.tregoi Ramadani.
Krejt në fund, trajneri ynë Zekirja Ramadani ritheksoi se objektivi i FC DRITA vazhdon të mbetet mbrojtja e titullit Kampion.