Futboll

Ramadani: Ishte kjo një finale e vogël për ne

E pas fitores 2:0 ndaj Dukagjinit i lumtur me fitoren është shprehur trajneri Zekirija Ramadani:

“Duhet të jemi të kënaqur se nuk e kemi lejuar kundërshtarin të na rrezikojë që nga fillimi i ndeshjes. Menaxhuam shumë mirë edhe rezultatin pas avantazhit. Na ka ndodhur të tërhiqemi prapa pas avantazhit. Sot jemi tërhequr në minutat e fundit pasi kundërshtari nuk kishte çfarë të humbte dhe dilte me pesë lojtarë para. Mendoj që me plot meritë arritëm te ky trepikësh. I uroj futbollistët për fitoren. Falënderoj edhe tifozët që na mbështetën dhe shpresoj që deri në fund të na rrinë afër. Jemi afër Evropës, por duhet të jemi të kujdesshëm. Duke parë orarin e ndeshjeve, u thash lojtarëve që kjo është një finale e vogël, sepse kemi orar të vështirë, por e kemi qetësinë. Deri në fund kemi mundësinë të mos pësojmë asnjë humbje. Mund të luajmë edhe për barazime. Çdo pikë deri në fund do ta ketë vlerën e tre pikëve”, theksoi Ramadani.

You Might Also Like