Futboll

Ramadani: Jemi betuar se do t’i mbetemi besnik SC Gjilanit

 

Sport Club Gjilanin këtë të enjte e pret një përballje e vështirë me rivalin lokal FC Drita. Gjilani, që pas dorëheqjes së kryetarit të klubit, Florim Zuka, ka kaluar nëpër një fazë me përplot vështirësi, kryesisht të natyrës financiare e megjithatë rezultat e gjertanishme janë të kënaqshme.

Kryetrajneri Zekirija Ramadani, por edhe pjesa më e madhe e lojtareve edhe në këto kushte kanë arritur rezultate të kënaqshme, kurse deri në ardhjen  e pronarit të ri, të gjithë janë zotuar se do të qëndrojnë deri në fund të pjesës vjeshtore.

 

“Nëse një punëtor punon 3-4 muaj dhe pagën e tij nuk e merr si do të ndihet ai punëtor, ashtu është edhe me mua dhe futbollistët, por ne kemi dhënë fjalën së bashku gjerë në fund të kampionatit se edhe nëse nuk marrim asnjë cent do të qëndrojmë në klub”, ka theksuar Zekirija Ramadani, kryetrajner i Gjilanit, që ka shtuar se ai dhe lojtarët po mundohen që të bëjnë të pamundurën që të tubojnë sa më shumë pikë për hir të klubit e të tifozëve të SC Gjilani.

Sipas Ramadanit, klubi që drejton ai ka një qëllim e ai është që të mbeten në tri pozitat e para për t’u mundësuar donatorëve të ri që të joshen më lehtë e ai ka thënë fjalë miradije edhe për tifozët më të flaktë Skifterët, të cilët edhe në këto çaste po i rrijnë besnik klubit kuq e bardhë nga Gjilani.

You Might Also Like