Futboll

Ish-lojtari i Dritës, lojtari më i mirë në muajin dhjetor te Antwerpi

Futbollisti i Kosovës, Arbnor Muja, është shpallë nga ndjekësit e Antwerp si lojtar më i mirë i muajit dhjetor te ekipi i tij.

Djaloshi që kaloi nga Drita te Antwerpi pas ndeshjeve në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Konferencës, në dy paraqitje me ekipin e tij gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.

Arbnor Muja

“Keni zgjedhur lojtarin më të mirë të muajit dhjetor. Urime Arbnor!” ka shkruar shkurt njoftimi i skuadrës në postimin në rrjete sociale.

You Might Also Like