Futboll

SC Gjilani në ndeshjen e parë do të  ndeshet me FC Liepaja

Gjilani, i cila sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë në renditjen tabelare, është kualifikuar për në Ligën e Konferencës.

Skifterët e fillojnë sezonin 2022/23 në Ligën e Konferencës, pas prezantimit të trajnerit të ri, Zekirija Ramdani ndeshjen debutuese me kuqebardhët do ta ketë në arenën ndërkombëtare.

SC Gjilani, e cila për herë të dytë në histori të klubit do të zhvilloi ndeshje në Evropë, dhe për herë të parë në Ligën e Konferencës.

Pas hedhjes së shortit, SC Gjilani ka mësuar kundërshtarin dhe ky është ekipi Liepaja nga Latvia.

You Might Also Like