Futboll

Ramadani: Shumë shpejt pritet fitorja e jonë në Conference League

“Lojtarët e Dritës dhanë gjithçka, fitorja e parë së shpejti” – Ramadani flet pas barazimit ndaj Omanias
“Ne bëmë gjithçka për të fituar ndeshjen. Kaluam në avantazh, por një moment i papërshtatshëm na kushtoi golin. Ekipi bëri një paraqitje të mirë, por pash lojtarët pak të mërzitur sepse kishim avantazhin dhe mund ta ruanim deri në fund. Shpresoj që ecuria të vazhdojë me fitoren e parë. Jam i bindur se këta lojtarë do ta arrijnë këtë objektiv, ndoshta në ndeshjen e ardhshme në Irlandë”.
Trajneri shkupjan foli gjithashtu për përballjen që Drita do të ketë kundër Shkëndijës së Tetovës, në kuadër të Ligës së Konferencës. Ndeshja është caktuar më 27 nëntor, një ditë para festës së 28 Nëntorit.
“E kam përmendur pak këtë ndeshje, por ajo do të jetë një festë, pasi zhvillohet një ditë para Ditës së Flamurit. Uroj që shikuesit të kalojnë mirë dhe që skuadrat të tregojnë paraqitje të mira në fushë”.

You Might Also Like