Futboll

Ramadani: Do të kërkojmë kreun e tabelës

Zekirja Ramadani, kryetrajner i Feroniklit është ndarë i kënaqur që ekipi i tij ka shënuar fitoren e dytë me radhë, duke e mundur si mysafir Vllazninë e Pozharanit e tashti edhe Gjilanin në fushë të vet.

 “Rezultati ndikoi që ne të mbroheshim në pjesën e dytë të lojës, megjithëse mbrojtja më e mirë është sulmi. Duhet të punojmë më tepër në mbajtjen e topit. Përballë kishim një skuadër mjaft të fortë që nuk kishte pësuar humbje”, theksoi Ramadani për Super Sport Kosovën.

“Është herët për të folur për përforcime, por ne duhet të mendojmë për kundërshtarët e radhës që kemi në kampionat. Nuk e kemi imperativ titullin, por do kërkojmë të jemi në pjesën e epërme të tabelës”, potencoi Ramadani.

You Might Also Like