Gjilan

Rashiti: Nuk mund të ketë rritje të çmimit për tarifat e mbeturinave pa miratimin e Kuvendit Komunal

Sot takuam menaxhmentin e Eko-Higjienës dhe përfaqësuesin austriak, ku diskutuam për veprimet e njëanshme të kësaj kompanie, e që janë në kundërshtim me parimet e partneritetit dhe me marrëveshjen e PPP, si dhe me rregulloren e Kuvendit Komunal.
Nuk mund të ketë rritje të çmimit për tarifat e mbeturinave, e në anën tjetër të mos kemi rritje të pagave për punëtorët e kësaj kompanie.
Kërkuam nga menaxhmenti i kësaj kompanie të rikthejë çmimet e tarifave ashtu siç kanë qenë deri tani, të raportojë për investimet e realizuara dhe planin për të përmbushur obligimet për investime sipas kontratës së PPP, të rrisë pagat e punëtorëve, si dhe komuna e Gjllanit do të kontraktojë një operator ekonomik që do të bëjë Auditimin e pavarur të pasqyrave financiare dhe vlerësimin e implementimit të marrëveshjes së PPP.
Deri në seancën e Kuvendit Komunal që duhet të mbahet gjatë muajit shkurt, menaxhmenti i kompanisë do të paraqes raportin e saj, kërkesën dhe arsyeshmërinë për rritje të çmimit të tarifave për mbeturinat, si dhe planin dinamik të finalizimit të investimeve në këtë kompami.
Pastaj i mbetet anëtarëve të Kuvendit Komunal, të diskutoj dhe shqyrtojë të gjitha këto çështje dhe të vendos për temat e lartëcekura.
Vetëm me mirëkuptim, diskutim e transparencë mund të ketë bashkëpunim e partneritet që i sjellë shërbime të mira qytetarëve, punëtorëve të kompanisë, kategorisë së veteranëve të UÇK-së dhe familjeve të Dëshmorëve, komunës dhe kompanisë së Eko-Higjienës.
Riad Rashiti, drejtor

You Might Also Like