Gjilan

Rashiti: Po fillon rindërtimi i zonave kadastrale në Komunën e Gjilanit

Po fillon zbatimi i projektit për rindërtimin e kadastrit në Komunën e Gjilanit. Ky proces përfshin zonat kadastrale: Livoç i Epërm, Bresalc, Shillovë dhe Dobërçan, si dhe lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë, thotë drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti.
Më tej ajo shtoi se rindërtimi i kadastrit është një nga proceset më të rëndësishme në administrimin e pronës.
Ajo numëroi arsyet që mundësojnë përditësimin dhe saktësimin e të dhënave pronësore, Rritjen e sigurisë juridike. Ndërtimin e një sistemi më transparent dhe funksional. Përmes këtij projekti synojmë krijimin e një regjistri të besueshëm të pronave, lehtësimin e procedurave administrative dhe adresimin e çështjeve të trashëguara ndër vite.
Drejtoresha për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Eljesa Rashiti, tha se të gjitha shërbimet janë pa pagesë.
Takimet informuese me qytetarët mbahen më 1 prill 2026 në orën 19:00 në SHFMU “Vatra e Diturisë”, në fshatin Livoç i Epërm.
Më 6 prill 2026 në orën 19:00 në SHFMU “Nzim Hikmet”, në fshatin Miresh.
Më 7 prill 2026 në orën 17:00 në SHFMU “Ibrahim Uruqi”, në fshatin Bresalc.
Më 7 prill 2026 në orën 19:00, SHFMU “Vuk Karadžić”, Shillovë.
Më 8 prill 2026 në orën 17:00 në Bibliotekën “Fan S. Noli”, Arbëria & Dheu i Bardhë.
Ajo tregoi se për më shumë informata qytetarët mund të marrin në: kadastra.info.
“Bashkëpunimi juaj siguron suksesin e këtij procesi dhe një sistem kadastral të saktë për të gjithë qytetarët”, tha drejtoresha Eljesa Rashiti.

You Might Also Like