Gjilan

NJOHJA E GJUHËVE DHE KULTURAVE TË NDRYSHME SI DHE LIDHJA NË MES TË POPUJVE ËSHTË VLERË E MADHE

NJOHJA E GJUHËVE DHE KULTURAVE TË NDRYSHME SI DHE LIDHJA NË MES TË POPUJVE ËSHTË VLERË E MADHE

Drejtues të Organizatës “Education Unlimited”, Kerstin Zielosko dhe Bernd Saur kanë qëndruar në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan me qëllim të thellimit të bashkëpunimit të mëtejmë në fushën e edukimit e ku janë mirëpritur nga Albana Demiri, drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Bekim Mustafa, drejtor i gjimnazit dhe Kimete Kamberi, profesoreshë e Gjuhës Gjermane në Gjimnaz.

Mysafirët nga Gjermania, kanë thënë se janë të interesuar që të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin e Kerstin Zielosko, kryetare e Organizatës “Education Unlimited”, ka thënë se kjo organizatë ka për qëllim krijimin e partneriteteve që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe që kanë të bëjnë me edukimin e tyre. Sipas saj, në Kosovë kanë patur takime e aktivitete të shumta dhe pjesë e projektit të tyre ka qenë edhe Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”. Ajo tha se tash e dhjetë vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme punojnë në shkëmbimin e nxënësve dhe të mësimdhënësve dhe krejt kjo ka për qëllim lidhjen në mes të popujve. Edhe me Gjimnazin e Gjilanit kanë patur bashkëpunim në kuadër të temës “Evropa, mediat dhe gjuhët” dhe se në Kosovë kanë bashkëpunuar edhe me zyrën e kryeministrit dhe se projekti po zgjerohet. Sipas saj, është mbajtur kampi veror në Prizren dhe Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti” ka marrë pjesë me dhjetë nxënës dhe ai kamp është mbështetur edhe nga Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Gjermanisë dhe se janë organizuar pesë punëtori me nxënës nga Franca, Gjermania, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Kosova edhe atë në tema të ndryshme.

“Vitin e ardhshëm kampi do të mbahet në Baden-Württemberg e më pas edhe në Prishtinë, kurse shkollat do të mbështeten. Organizata do të marrë përsipër të gjitha shpenzimet dhe se ka përkrahjen edhe të Ambasadës Gjermane edhe sa u përket vizave për nxënës e mësimdhënës”, ka thënë Kerstin Zielosko, kryetare e Organizatës “Education Unlimited”, që nuk ka lënë pa përmendur bashkëpunimin shumë të mirë me profesoreshën Kimete Kamberi.

Bernd Saur, nga kjo organizatë, ka thënë se “Education Unlimited” është pjesë e projektit Erasmus Plus, ku janë të përfshira tri universitet nga tri shtete Gjermani, Francë e Austri dhe shumëgjuhësia zë vend në projektet e kësaj organizate e shembull me të mirë se Gjermania në këtë aspekt nuk ka ngase nga 84 milionë banorë sa i ka Gjermania, shumë familje e fëmijë janë nga vende të tjera që nuk e kanë gjermanishten gjuhë amtare dhe gjithsesi se ata në familjet e tyre përdorin gjuhë të tjera, pos gjermanishtes.

“Po punojmë në platformën “Lingua creativa, po ofrojmë materiale të ndryshme për nxënës e edhe mësimdhënësit nga Kosova janë shumë të dobishëm për të qenë aty”, ka thënë Saur.

Drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka falënderuar miqtë nga Gjermania dhe ka theksuar se nxënësit tanë kanë nevojë për njohjen e gjuhëve dhe të kulturave të tjera, andaj është me vlerë jashtëzakonsht të madhe një eksperiencë të tillë që ofron kjo organizatë.

“Një bashkëpunim i tillë është i mirëseardhur dhe është kënaqësi për ne që të jemi pjesë e këtij projekti, i cili do të mund edhe të zgjerohej”, ka thënë drejtoresha Demiri, që ka shtuar se dera e kryetarit të Komunës, Alban Hyseni dhe e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan gjithmonë do të jetë e hapur gjithmonë për bashkëpunim.

Bekim Mustafa, drejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka thënë se nxënësit tanë janë ndarë të kënaqur me bashkëpunimin dhe përvojën që kanë patur me këtë organizatë dhe ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tepër dhe se shkolla është gatshme të jetë pjesë edhe e projekteve të tjera të kësaj natyre e ngjashëm është shprehur edhe Kimete Kamberi, profesoreshë e Gjuhës Gjermane në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

You Might Also Like