Redi Kasa, lojtar nga Shqipëria, i lindur në Itali është përforcimi më i ri i SC Gjilanit. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të kryelajmit.com dhe tashti ky lojtar veç se ka mbërri në Gjilan.
Lojtari 23-vjeçar ishte pjesë e Egnatias, ekip që u shpall kampion në Shqipëri dhe ishte ndër sulmuesit e spikatur.
Karrierën e kishte nisur te klubi i madh italian Parma dhe prej aty kishte kaluar në Fermana po në Itali për të vazhduar më pas te klubi bullgar Septemvri Sofia e më pas edhe në Tsarsko Selo dhe në Shqipëri te Egnatia. /kryelajmi.com/.