Një delegacion i përbërë nga kandidatë për deputetë e aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë takuar Shoqatën Handikos dhe Shoqatën e të verbërve në Gjilan, për të diskutuar mbi platformën qeverisëse të Lëvizjes mbi personat me aftësi të kufizuara dhe me nevoja të veçanta.
Udhëheqësit e shoqatave treguan mbi problemet e hallet e tyre që vazhdojnë t’I ndjekin tash e 20 vite, prej mungesës së infrastrukturës e mjeteve të punës, financat e pakta e deri te moszbatimi I ligjeve në fuqi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do të angazhohet që këto Shoqata të kenë të paktën paisjet e nevojshme për punë efektive, të rritet buxheti e sidomos fokusi do të jetë te fëmijët me nevoja të veçanta dhe me aftësi të kufizuara që nuk e vijojnë normalisht procesin mësimor për shkak të kushteve jo të duhura. Lëvizja do të angazhohet që në shkolla të ketë logopedë, mësimdhënës mbështëtës e asistentë profesional që do të mirreshin me fëmijët e kësaj kategorie të shoqërisë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjilan
Zyra për media dhe komunikim.