Futboll

Rifilluan punimet për ndërtimin e Stadiumit të futbollit në Pozharan

 Pas një trysnie mbase  mediatike, por edhe institucionale nga komuna e Vitisë për të bërë diqka rreth zhbllokimit të gjendjës së krijuar për zvarritjën e punëëve në realizimin e projektit komunal për rivitalizimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan ku I zhvillon ndeshjet KF Vllaznia po nga ky lokalitet anëtare e Ligës së Parë të Kosovës dhe ish  anëtarë i Superligës së Kosovës, më në fund u gjetë mirkuptimi dhe MKRS-ja,  ka marrë përsipër se do të siguron mjetet financiare siq edhe  ka premtuar për qka  sot në prani të përfaqësuesve të institucioneve të Vitisë prirë nga kryetari i komunës Sokol Haliti,të kanë rifilluar  punimet në ndërtimit e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi” në Pozharan.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë parë nga afër fillimin e punimeve në fushë. Kryetari Haliti ka folur rreth punës së institucioneve komunale dhe për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi, duke potencuar se kjo fushë do të jetë e gatshme në fillim të sezonit vjeshtor, kur edhe fillojn ndeshjet futbollistike.

“Në këtë projekt përfshihen të rregullohet fusha, tribunat dhe zhveshtoret, ndërkaq shpresojmë që fusha të jetë e gatshme më 15 gusht. Ne si Institucione komunale, mbetemi të përkushtuar që të krijojmë hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive”, ka thënë Haliti në prani të menagjerit të operatorit ekonomik që është përzgjedhur për realizimin e këtij projekti.

 

Edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, është shprehur i kënaqur me fillimin e punimeve në këtë stadium. Ai gjithashtu ka theksuar se shpresojmë që të punohet me dinamizëm që Klubit “Vllaznia” ti mundësohet që sa më parë të zhvilloj ndeshjet në këtë fushë të veten.

Edhe Ardian Kurteshi, kryetar i KF Vllaznia është shprehur I gëzuar se më në fund punët e filluara që nga maji I vitit të kaluar kur nisi së ndretuari objekti i zhveshtoreve  do të përfundojnë më në fund dhe sa më shpejtë që është e mundur.

 

Ndërkaq  administratori i Pozharanit Ilir Zuka, ka vlerësuar rifillimin e punimeve të ndërtimit të stadiumit, duke potencuar se lojtarët e KF “Vllaznia” , nuk do të kenë më nevojë që ndeshjet ti luajnë në terrene të komunave fqinje, por ti zhvillojn para shikuesve të vet. Në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF. “Vllaznia” e Pozharanit, e që tani e disa vite  bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndërtimi i stadiumit në Pozharan, është pjesë e memorandumit mes komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në të cilin projekt ishte i përfshirë edhe Stadiumi i Qytetit të Vitisë. Aziz Zuka

You Might Also Like