Futboll

Drita arrin fitore në miqësore

Kampionia e Kosovës, Drita, është duke qëndruar në Antalia të Turqisë ku po e zhvillon fazën përgatitore.

“Bardhekaltërit” sot kanë zhvilluar miqësoren e radhës ku janë përballur me skuadrën ukrainase, FC Minaj, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra e Dritës ka triumfuar me rezultat minimal ndaj ukrainasve, 0-1, dhe kjo ishte fitorja e parë pas katër humbjeve në fazën përgatitore.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi ‘bomberi’ i skuadrës, Kastriot Rexha.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e fundit kontrolluese për gjilanasit.

Ardian Nuhiu në këtë sfidë ka startuat me këta futbollistë: Rexhepi, Brdarovski, Limani, Arago, Blakçori, Bujar Shabani, Namani, Fazliu, Ajzeraj, Xhevdet Shabani, Haxhimusa.

You Might Also Like